Në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka konfiskuar 135 mijë e 800 euro që dyshohet të jenë fituar nga shitja e substancave narkotike.
Policia gjatë operacionit kanë sekuestruar edhe sprej, si dhe një sasi të substancave të dyshuara narkotike, 126 gr marihuanë e cila ishte dedikuar për shitje. Me këtë rast është arrestuar një person.
“Me datë 11.02.2021 hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, pas marrjes së informatave paraprake relevante dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje dhe kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri. Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në (€uro, Dollar-$, Franga, Kruna, Dinar), sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike(126 gr. marihuanë) e dedikuar për shitje, etj”. Paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave narkotike të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe:
€uro: 81.374
Dinar: 6.392.160
Dollar USA 200
Franka Zvicerane: 100
Kruna Suedeze: 300″, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe tri fletore, ku dyshohet se i dyshuari ka mbajtur shënime në lidhje me shitjen e substancave narkotike.