Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, nën dyshimet për “tentim vetëvrasje” dhe “dhunë në familje”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin më datën 08.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i viktimës, i cili me vendim të prokurorit për krime të rënda është dërguar në mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim./UBTNews