Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje verbale në gjendje të dehur i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin e tij.
Të dy këta iu nënshtruan tretmanit mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e ka cilësuar rastin si “Dhunë në familje”.