UBT News

Arrestohet një person në Prizren, për lëndime të renda trupore

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës burrë, sipas Raportit të fundit të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa Policia gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, sipas Raportit të Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version