Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka vjedhur një kasafortë me para.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma)”, thuhet në njoftim.
PK-ja njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./UBTNews