Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe përgatitje për kultivim të substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur më dje, 27.05.2026 në rrugën “Karadaku” në Prishtinë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë, si dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e narkotikëve.
I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për rastin.
