Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik, rreth orës 18:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një sasi marihuane me peshë 526.9 gramë. Ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash si dhe 1 mijë e 650 euro.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/
