Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5 mijë euro dhe e ka detyruar atë që në shtëpinë e tij t’i sjellë dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika.
Rasti ka ndodhur më 20 shtator 2021, në orën 15:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5000 euro dhe detyruar atë që në shtëpinë e tij të ja sjell dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.