UBT News

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden qese me drogë dhe një mjet i prehët

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që tek i njëjti i janë gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuana me peshë 8.2 gram, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trupin e tij, janë  gjetur dhe konfiskuar 6 ( gjashtë ) qese të vogla të mbushuar me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuana me peshë 8.2 gram si dhe një mjet i prehtë(thikë)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndaj të dyshuarit janë inicuar dy raste ,në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version