UBT News

Arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në rrugën Pejë-Deçan. Gjatë kontrollimit të veturës atij i është gjetur një armë, një karikator i armës së njejtë dhe dy fishekë.

“Me datë 10.03.2022, rreth orës 01:00, në rrugën Pejë-Deçan ( transit), deri sa patrulla e stacionit Policor në Pejë, ishte në një pikë kontrolli, ka ndaluar të veturën me targa vendore, dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar:1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Zoraki” cal 7.65mm, 1 (një) karikator i së njëjtës armë, 2 (dy) copë fishekë të së njëjtës armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje për 48 orë./UBTNews/

Exit mobile version