Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës behët e ditur se është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me armë një person tjetër pas një konflikti.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë shkrepëse.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt, nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
