Një burrë është arrestuar në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan, pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me marihuanë.
Rasti ka ndodhur më 12.02.2026 rreth orës 18:20, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje.
“Lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale dhe i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit”, sipas raportit të Policisë.
