Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.
Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve dhe mbrojtjes së identitetit të viktimës./UBTNews