Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë për sulm fizik ndaj një femre.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 21:35.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën femër e kishte sulmuar fizikisht atë”.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.