Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, shtetas kosovar, pasi kishte fotografuar fletën e votimit gjatë procesit zgjedhor në Graçanicë. Gjatë marrjes në pytje, ai ka deklaruar se i ishin ofruar 50 euro në këmbim të forografimit të votës.
“N.N Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se per këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për “dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me votime.”./D.B/UBTNews