UBT News

Arrestohet një person në Gjilan, ua ndërronte afatin artikujve dhe i shiste

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjilan, meqë dyshohet se gjërave ushqimore të cilat ishin me afat të skaduar ua ka ndërruar afatin e skadimit dhe i ka shitur.

“Policia e Kosovës njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me leje të prokurorit kanë bërë një kontroll të detajuar në këtë depo. Gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e artikujve të dyshuar ushqimor që kanë qenë me afat të skaduar, të cilët artikuj janë konstatuara me procesverbalin mbi inspektimin nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan (Inspektorët e tregut), artikujt janë konfiskuar për asgjësim. Gjatë kontrollit kanë prezantuar edhe inspektorët e ATK-së, të cilët kanë bërë identifikimin e dokumenteve relevante”, njofton Policia e Kosovës.

Në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit me prezencë të avokatit mbrojtës.

“Pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerrë Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë në fazën e grumbullimit të dëshmive shtesë që lidhen me rastin në fjalë”, njofton Policia./UBTNews

Exit mobile version