UBT News

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas shtatzënë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasiqë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes, pastaj i dyshuari ka kërkuar që gruaja të shkojë te familja e vajzërisë. Rasti ka ndodhur në Gjilan, të mërkurën në ora 17:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pastaj i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasiqë e njëjta edhe është shtatzënë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version