Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Dobërqan të Gjilanit, pasi dyshohet se në një kafiteri ka ekspozuar armën e zjarrit.
Policia ka njoftuar se për rastin është njoftuar të hënën në orën 03:10, e të dyshuarit i është konfiskuar arma e zjarrit “Ekol special”, e kalibrit 9 mm dhe një karikator. Ai po intervistohet në bazë të procedurave ligjore.
Ndaj tij është iniciuar vepra penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.