Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar se në Rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë ka të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Dy viktimave iu është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, njëri nga viktimat është liruar për në shtëpi ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut kujdestar.
I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intenzive hetimore nga Policia, sot me datën 11.08.2021, është marr informata për lokacionin e ndodhjes së të dyshuarit dhe pas veprimeve të shpejta operacionale i dyshuari është arrestuar, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast.
Pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.