Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për një rast kanosje.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci deklaroi se i dyshuari më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, kishte kanosur dy persona të cilët e kishin denoncuar rastin në polici.
“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij. Kësisoj i dyshuari; Ø A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe iu shqiptua masa e arrestit policor”, deklaroi ai.
Më tej Borovci bëri të ditur se ndaj tij është iniciuar rasti kanosje dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./UBTNews