Është arrestuar një person i cili dyshohet se ka poseduar armë dhe municion në fshatin Koliq të Prishtinës.
Përmes një komunikate për media, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, tetë karikatorë, 61 fishekë, një pushkë me dylbi prodhim italian dhe 303 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti i nënshtrohet vijueshmërisë së procedurave të mëtejme hetimore./UBTNews/