UBT News

Arrestohet një person në Ferizaj, akuzohej për shitje të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Ferizaj, M.E, 27 vjeçar, i cili kërkohej për shitje të substancave narkotike.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë muajve, për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Exit mobile version