Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Yhemelore në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar mbrëmë në rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan. Gjatë kontrollit, të dyshuarit A.A. 24-vjeçar, i është sekuestruar një armë (pistoletë), një karikator me nëntë fishekë, një thikë dhe një iPhone.
“Personit të dyshuar:A.A. mashkull, 24 vjeç, me urdhër të prokurorit të shtetit i është hapë rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti bazuar në urdhëresën e gjykatës është dërguar në qendër të paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews