Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:00 në Petrovë të Shtimes personin me inicialet H.H. (52). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje e pyjeve me dënim burgimi prej 20 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.