Sot rreth orës 10:30 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime policia ka arrestuar një person të kërkuar i moshës 35 vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Kanosje’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:35 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q (M/K) i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton policia.