UBT News

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policia ka arrestuar një 36 vjeçar në fshatin Begracë të Kaçanikut, i cili ka qenë në kërkim nga autoritetet. Ai po kërkohej për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim prej 8 muajve. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Sot, në ora 10:50 në fshatin Begracë të Kaçanikut policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.L (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version