UBT News

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur arrestimi ka ndodhur dje në orën 15:20 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në orën 15:20 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet SH.T (M/K) i moshës 32 vjeçar”, thuhet në komikatë.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.’ 

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, burgim prej 40 ditësh. 

Exit mobile version