UBT News

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Një person i kërkuar, me inicialet Z.T u arrestua sot në Ferizaj.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në rrugën “Abdylselam Ahmeti” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Z.T (M/K), i moshës 42 vjeçar”, u bë e ditur në komunikatë.

Policia informoi se 42 vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, 42 vjeçari u dërgua në vuajtje të dënimit.

Exit mobile version