Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
“A. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit) për veprën vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit./UBTNews/