Policia e Rajonit të Prishtinës, përmes hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026 në rrugën “C” në Prishtinë, ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në një automjet tjetër.
I dyshuari, A.Sh., 26 vjeç, është arrestuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.
Hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/
