Policia italiane ka arrestuar një të ri nën dyshimet për nxitje të urrejtjes racore dhe veprave terroriste.
23-vjeçari nga Puglia dyshohet se ka përhapur një agjendë “supremaciste të bardhë” përmes disa postimeve në Telegram.
Hetuesit besojnë se ai është një anëtar i “Bazës” – një organizatë terroriste supremaciste amerikane – dhe po vepronte si një “ujk i vetmuar” në Itali.
Sipas një deklarate të policisë, ai ishte radikalizuar në internet dhe tha se është i gatshëm të vdesë “në mbrojtje të racës së bardhë”.
Ai dyshohet se ka përhapur përmbajtje antisemitike, mizogjeniste dhe neo-naziste në internet, si dhe e ka kërcënuar me vdekje senatoren italiane, Liliana Segre, e cila i mbijetoi Holokaustit./UBTNews/