UBT News

Arrestohet një iraniane në aeroport, shkak dyshimi për pasaportë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënë ka arrestuar një shtetase të Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari.

Sipas policisë gruaja dyshohet për falsifikim të dokumentit.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version