UBT News

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të veturës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhje të veturës. Sipas njoftimit, Policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari, drejtuesi i veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version