UBT News

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të një veture

Në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të një veture.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut që atë moment po kryente detyra specifike operative.

“Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur. Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë, ndërkaq vetura është sekuestruar”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version