Njësitet relevante tё Policisë së Kosovës nga stacioni në Pejë kanë arrestuar F.S i dyshuar për sulmin që kishte ndodhur në Pejë më 23.07.2023, rreth orës 04:30 nё rrugën “Jeton Dedushaj”.
“Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs Themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: F.S. i lindur më 1992 kosovar/shqiptar”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe automjetin e të dyshuarit, i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.
Personi i dyshuar ёshtё intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.