UBT News

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë

Sot nga hetuesit e sektorit të Drejtorisë së Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara tre personave, në bashkëpunim me ta kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.

Ndërkohë që hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version