Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin H.B, i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur në një biznes hotelier në Graçanicë, rast ky që ka ndodhur më 6 nëntor të vitit të kaluar.
PK-ja përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë, i cili aktualisht është në arrati. Të njëjtin, Policia e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.
“Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para Gjykatës dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, njofton PK-ja./UBTNews