UBT News

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Shtedim të Podujevës, në dyshimin për grabitje.

Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’rast nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për t’i deponuar në bankë.

Operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës me ç’rast policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin; A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në rastin e sipër cekur.

“Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe; • Një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version