UBT News

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në periudhën 28–31 janar 2026, rreth orës 00:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 24 shkurt 2026.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Exit mobile version