UBT News

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Në komunën e Kamenicës dje rreth orës 11:40 është arrestuar një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar armët sikurse:

  • Një pushkë automatike e llojit AK 47,
  • Dy karikatorë të pushkës automatike,
  • Njëqind e pesëdhjetë e tre fishekë të kalibrit 7.62x39mm,
  • Një pistoletë e llojit M57 e kalibrit 7.62,
  • Dy karikatorë të pistoletës dhe tridhjetë e një fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari pas intervistimit nga prokurori i shtetit është ndaluar për 48 orë./UBTNews/

Kontribuoi në raportim Agnesë Krasniqi, studente e drejtimit Shkenca Politike

Exit mobile version