Në komunën e Kamenicës dje rreth orës 11:40 është arrestuar një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar armët sikurse:
- Një pushkë automatike e llojit AK 47,
- Dy karikatorë të pushkës automatike,
- Njëqind e pesëdhjetë e tre fishekë të kalibrit 7.62x39mm,
- Një pistoletë e llojit M57 e kalibrit 7.62,
- Dy karikatorë të pistoletës dhe tridhjetë e një fishekë të kalibrit 7.62 mm.
I dyshuari pas intervistimit nga prokurori i shtetit është ndaluar për 48 orë./UBTNews/
Kontribuoi në raportim Agnesë Krasniqi, studente e drejtimit Shkenca Politike