Një incident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kllokot, ku një person dyshohet për sulm fizik ndaj katër personave, përfshirë dy zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari, ka sulmuar fizikisht katër burra.
Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
Burime policore bëjnë të ditur se rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë incident.
