Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pasi që e njëjta nuk i ka përmbushur obligimet dhe kujdesin ndaj fëmijës së saj.
Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari, bashkëshorti i të dyshuarës, ndërsa e dyshuara për shkak se ka qenë në ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.