Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar në Deçan pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një zyrtare policore.
Në raportin e policisë thuhet se lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia këtë rast e ka cilësuar si dhunë në familje.
“Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.