UBT News

Arrestohet një femër, sulmoi një polic në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka sulmuar një zyrtar policor në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, të hënën rreth orës 18:33.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën”, njofton PK-ja.

E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version