Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.
Në njoftimin e Policisë thuhet se më urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore, kurse e dyshuara në mbajtje, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur ditën e diel./Telegrafi/