Policia sot ka informuar se një burrë është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin për dhunimin e një gruaje. Viktima është dërguar në strehimore.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, ka informuar Policia.