Një burrë është arrestuar të dielën në Kaliforni, pasi dyshohet se ka hyrë në pronën e yllit televiziv Kim Kardashian në Hidden Hills dhe ka marrë një nga automjetet e saj, raportojnë mediat amerikane.
Policia u thirr pak para orës 16:00 në kompleksin e Kardashianit, pasi një person u pa duke ngarkuar disa sende në një automjet. Sipas autoriteteve, i dyshuari u arrestua nën dyshimin për vjedhje dhe hyrje të paligjshme në pronë.
Në momentin e incidentit, askush nuk ndodhej në shtëpi.
Një burim nga organet e zbatimit të ligjit tha se Kardashian dhe fëmijët e saj aktualisht po qëndrojnë në një tjetër banesë, pasi prona në Hidden Hills është duke u rinovuar. Megjithatë, disa prej automjeteve të saj kishin mbetur në kompleks.
Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, e blenë pronën në Hidden Hills në vitin 2014.
Në atë kohë, rezidenca kishte rreth 15,600 metra katrorë hapësirë dhe përfshinte kinema private, palestër, bibliotekë, dhomë lojërash, tetë dhoma gjumi, 10 banjo dhe tetë oxhaqe.
Që prej blerjes, Kardashian e ka zgjeruar kompleksin duke blerë edhe prona të tjera në afërsi.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit të arrestuar. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen janë ende duke vazhduar.
Foto: Associated Press
D.L
