UBT News

Arrestohet një 41-vjeçar që ishte në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një 41-vjeçar në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë. I dyshuari ishte në arrati.

Sipas Policisë, Sh. J, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Kosovës, i dënuar me burgim nga gjykata u arrestua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit.

“Vetëm në gjysmën e parë të muajit nëntor strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në vijimësi të angazhimeve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale, kanë realizuar 340 urdhëresa aktive të të gjitha formave, përfshirë këtu urdhëresat me burg, urdhër arrestet si dhe letër rreshtimet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews/

Exit mobile version