A.V. 31-vjeçar është arrestuar në Mitrovicën e Veriut për shkak që gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale: dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë, një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë, 248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62, 562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë dhe një sprej.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Mbajtje ne pronësi posedimi i pa autorizuar i armës”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48-orësh.